Një person i gjinisë mashkullore ka kërcyer sot në rrethana ende të panjohura nga Qendra e Studentëve në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Daut Hoxha ka konfirmuar përmes telefonit për KosovaPress, se rasti ka ndodhur pasdite dhe se personi është dërguar urgjentisht në QKUK.
“Sot, rreth orës 17.20, ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës kanë shkuar te Qendra e Studentëve dhe një person është përcjellë me autoambulancë në drejtim të Klinikës Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat e tjera”, ka thënë Hoxha.
Ndryshe, sipas një dëshmitari që po qëndron i karantinuar, personi ka kërcyer nga kati i katërt./KosovaPress/
/e.rr