77-vjeçe, por mosha nuk e penalizoi aspak nënë Hiken për të dalë triumfuese nga beteja e saj me koronavirusin. Sot nënë Hikja nga Fushë-Kruja ka lënë spitalin Infektiv për t’iu bashkuar familjarëve të saj.
E kapur përdore nga mjeku i Spitalit Infektiv , që u kujdesën për të, nënë Hikaj ka vetëm një fjalë për ta “Faleminderit”. Ajo është drejtuar drejt ambulancën që do ta çojë në banesën e saj për t’u bashkuar me njerëzit e dashur duke u larguar nga spitali që përtej dhimbjes dhe vuajtjeve të pacientëve, sjell edhe shpresë e dritë tek ata.
Kruja është një nga zonat që ka numrit më të lartë të të prekurve aktiv, me 91 raste, ku dhe ditën e sotme ka pasur numrin më të lartë të të infektuarve.
Vendi prej ditësh vijon të ketë një numër më të lartë të shëruarit se sa të infektuar aktivë, duke shënuar 531 të shëruar që nga fillimi i epidemisë.
/e.rr