Kurba në Itali është në rënie prej ditësh dhe këtë e konfirmojnë numri i viktima që vijon të ulët por dhe numri i të infektuarve të rinj dhe reduktimi i shtrimeve të pacientëve në spital.
Gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 174 viktima, ndërsa ka dhe një ulje të numrit të personave të shtruar në spital.
Të shëruar në 24 orët e fundit janë 1740 persona duke çuar në një total prej 81,654 të shëruarish.
Edhe numri të shtruarve në spital ka pësuar ulje, konkretisht në kujdes intensiv janë gjatë 24 orëve të fundit 1501 persona, 38 më pak se dje.
Rastet e reja në 24 orët e fundit ishin 1 389 duke shënuar ulje nga 1900 që ishin një ditë më parë.
/e.rr