Televizioni
Televizioni po përballet me dy pengesa kryesore: çështjet e diversitetit të programeve në një afat të shkurtër; dhe, në një afat më të gjatë, ndryshimet potencialisht thelbësore në prodhimin e shfaqjeve, ku audienca e drejtpërdrejtë e TV mund të jetë një gjë e së kaluarës për disa shfaqje.
Muzika
Artistët përballen me vështirësi, pas mbylljes së industrisë globale të muzikës live e lia arkëtohet në rreth 27 miliardë dollarë. Revolucioni i Livestream ka qenë një ndihmë për zbulimin dhe promovimin e muzikës, por paratë e vërteta mbeten në performancën live.
Komedia e standup-it
Standup është një industri e ndërtuar mbi audiencën e gjerë në vende intime, ndonjëherë të ngushta. Është një makth për distancën sociale, çka rrezikon falimentimin e industrisë.
Teatrot
Alistair Smith, redaktori i The Stage, shqetësohet se ndërsa fokusi është përqendruar kur teatrot mund të hapen, një pyetje tjetër nuk i është dhënë rëndësi e barabartë: Si do të hapen ato? “Aktivitetet e mëdha komunale siç është teatri do të jenë ndër të fundit që rihapen,” thotë ai. “Edhe atëherë, do të jetë me disa modifikime: kapacitete të zvogëluara, testimi i temperaturës në hyrje, etj. Dhe nuk mund ta imagjinoj shumë njerëz që duan të shtypen rreth lokalit të teatrit gjatë pushimit.”
Parqet e lojërave
Parqe të mëdha dëfrimi funksionojnë si mini-qytete: të mbushura me udhëtime, qendra tregtare, kinema dhe restorante, ata përballen me probleme të shumta në një botë të goditur nga virusi.