Mjekja mikro-biologe Miriam Xibinaku thotë se vaksina e turbekulozit që kanë bërë shumë shqiptarë kur kanë qenë të vegjël mund të rrisë imunitetin ndaj Covid-19, por ajo nuk mund ta thotë këtë gjë me siguri absolute.
“Teorikisht ai që ka bërë vaksinën, mund të ketë një imunitet, sepse riaktivizon atë imunitet që është dobësuar në vite. Duke ditur se Covidi prish shumë hallka jetësore e con drejt vdekjes, vaksina kundër turbekulozit mund të ndihmojë, sigurisht. Por në mënyrë absolute nuk mund të thuhet”, tha mjekja Xibinaku, duke folur nga Roma me Skype për emisionin “Kjo javë”.
Më tej, ajo ka shpjeguar sesi ka qenë prezente në laboratorin ku është prodhuar vaksina, ndërsa tha se në tërësi kjo vaksinë bëhej në krahun e majtë për identifikim më të lehtë.
“Jam relativisht e qetë në këtë kohë pandemie, por vazhdojmë të jemi në luftë me një mikrob me shumë të panjohura. Është pandemi me shumë të panjohura. Vaksina kundër turbekulozit bëhej tek fëmijët.
Po edhe sot e kemi shenjën në krahun e majtë, si kompromis që ta shikonin dmth infermierët nëse e ka bërë vaksinën e turbekulozit në të majtë. Vaksina fillimisht u aplikua tek fëmijët. Disa vjet janë dashur për studimin dhe prodhimin e vaksinës së turbekulozit. Kam qenë në laboratorin ku u bë vaksina”, deklaroi mjekja nga Roma.
g.kosovari