Deputeti i PD Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se vazhdojnë koncesionet korruptive të qeverisë, madje edhe në kohë pandemie.
Murrizi ka theksuar se madje janë dhënë tenderat e ushqimeve një kompanie celulare, ndërsa shtoi se të gjitha ato që ka grumbulluar si të dhëna për koncesionet korruptive, do i cojë në SPAK.
“Bëjnë si gjel fushe. Del Rama e thotë nuk ka, e thonë edhe të tjerët se nuk ka tendera sekretë. AKSH-it i kam thënë se cfarë tenderash janë zhvilluar. Personalisht nuk kam marr asnjë tender nga ky shtet. Nuk më janë dhënë informacione. Zullumi prej 4 ditësh që janë realizuar 243 tendera sekretë me shuma të mëdha, ku KLSH thotë se tenderat më shumë janë bërë me një konkurrent. Këtë do e raportojë Bujar Leskaj në Kuvend. Raporti i KLSH thotë se 75 përqind të tenderave janë me një firmë”, tha Murrizi.
Myslim Murrizi nënvizoi se tenderat me një pjesëmarrës janë abuziv, kurse tha se edhe me cmimet e maskave është abuzuar.
“Janë zhvilluar 5 tendera në Ministrinë e Shëndetësisë vetëm në këtë kohë të pandemisë. Fakti që maskat në Shqipëri janë shitur shumë shtrenjtë, besoj se ka korrupsion. Por unë pres përrgjigjen zyrtare. Të gjitha të dhënat e mia që kam, me koncesione që janë bërë me vetëm 1 konkurrent, do bëj dosjen e do i depozitoj në SPAK. Ta shikojmë sesa i virgjër është ky SPAK nga ujqërit e lakenjtë e politikës sonë. AKSH është i vetmi institucion i siguruar nga zjarri në Shqipëri në 30 vjet demokraci”, u shpreh Murrizi.
Më tej, Murrizi tha se KLSH në një raport të saj vinte në dukje se vetëm gjatë 2019, qeveria me koncesionet e dhëna ka cuar dëm 230 milionë euro.
“Një kompani fantazmë, ka realizuar një tender 4 milionë dollarë në një godinë shtetërore. Tenderin për ushqimet e mori një kompani që shet celularë. 1 milionë euro rehabilitim urban në Burrel. Rikualifikime urbane në qytete janë miliona euro. Edhe një koncesion tek Spitali Ushtarak po ashtu është me vlerë të madhe. Këto të gjitha KLSH thotë se janë në pasojë të shtetit. KLSH thotë se 230 milionë euro dëm ekonomik u shkaktua nga koncesionet, që është një e katërtta e buxhetit të shtetit”, vlerësoi Murrizi.
g.kosovari