Ministria e Financave dhe Ekonomisë lajmëroi se çdo punëmarrës që mendon se mund të jetë përfitues i Paketës së Dytë, mund të plotësojë Formularin 2 të Ankesës në adresën ef**********@ta****.al.
Nga sot është lehtësuar procesi për verifikimet e individëve dhe tregohet procedura për plotësimin e formularëve për të marrë ndihmën ekonomike.
Njoftimi
“Për qytetarët në procesin e përfitimit të Paketës së Dytë Anti-COVID
Nga sot lehtësojmë procesin për verifikimet e individëve
Cdo punëmarrës që mendon se mund të jetë përfitues i Paketës së Dytë mund të plotësojë Formularin 2 të Ankesës në adresën ef**********@ta****.al.
Formulari duhet të plotësohet nëse biznesi ku ju punoni nuk ka bërë aplikimin për Paketën.“, thekson ministrja.
Për të gjithë të interesuarit, subjekte apo individë, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, por kërkesa e tyre është refuzuar apo nuk i është dhënë mundësia për të aplikuar, bëjmë me dije se kanë mundësi të paraqesin Formularin e ankesës (Formati 1 për subjekte dhe Formati 2 për individë), përmes kanaleve të komunikimit, të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjjthshme e Tatimeve:
Subjektet, mund të ngarkojnë Formatin nr, 1 të ankesës, të plotësuar, në e-filing, menuja Çështjet e mia – Pyetje e Përgjithshme.
Tatimpaguesi në ankesën e tij duhet të shprehë qartazi problematikën si dhe të vendosë ID e punonjësve për të cilët pretendon se nuk janë përfshirë në Kërkesën për ndihmë financiare 2, të paraplotësuar me të dhënat e individëve potencialisht përfitues.
Individët, mund të dërgojnë Formatin nr. 2, të plotësuar, në adresën e dedikuar të emailit: ef**********@ta****.al
Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.
g.kosoavri