Shkodran Mustafi ka bërë të ditur arsyen e refuzimit të Kombëtares shqiptare, para asaj të Gjermanisë.
Mbrojtësi i Gjermanisë, Shkodran Mustafi, i cili po kalon momente të mira në karrierën e tij si futbollist, në një intervistë për spanjollen AS, ka rrëfyer shumë gjëra, përfshirë edhe përzgjedhjen e Gjermanisë, para vendit të prejardhjes së tij, Shqipërisë.
I pyetur nëse ishte e vështirë për t’i thënë jo Shqipërisë, Mustafi është deklaruar: “Sigurisht që nuk është e lehtë për t’i thënë jo një vendi. Por kjo nuk ishte edhe shumë e vështirë. Pse? Sepse unë kam luajtur për Gjermaninë nga U15, kështu që ishte një vazhdimësi. Unë falënderoj Gjermaninë, sepse ky vend më ka dhënë shumë”, ka thënë Mustafi për AS.
Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, është kampion bote me Gjermaninë, pasi ka triumfuar në botërorin e mbajtur në Brazil në vitin 2014.