Avokati 24-vjeçarit nga Taxhikistani, Komron zukhurov, Asllan Dogjani, tha se klienti i tij është dhunuar barbarisht në vendin e tij, për shkak të regjimit diktatorial.
Sipas avokatit Dogjani, i riu është dhunuar edhe me rrymë elektrike, pasi regjimi në Taxhikistan është edhe më i rëndë se ai i Enver Hoxhës në Shqipëri.
Redaksia e “BalkanWeb” fotot, që tregojnë shenjat e dhunës në trupin e 24-vjeçarit, i cili akuzohet se është pjesë e një organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).
Ndërkohë, nuk dihet ende e vërteta e këtyre fotove, nëse i riu është dhunuar nga regjimi diktatorial taxhikistanas, apo se ka qenë luftërtar i ISIS, siç pretendon Prokuroria. Pritet që kjo të vërtetohet në vijim, edhe nga drejtësia gjermane, që e ka shpallur atë në kërkim ndërkombëtar, si terrorist.