Zv/ministër i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka folur sot për zbardhjen e dy atentateve të ndodhur në muajt e fundit në Durrës.
Në një interistë ne emisionin “Provokacia”, Llamallari u shpreh se zbardhja e ngjarjeve tregon eficencës së Policisë së Shtetit dhe se pandemia nuk ka penguar hetimet.
“Ishin 5 ngjarje serioze që u zhvilluan në dy muajt e fundit. Autorët e dyshuar janë arrestuar. Kjo është tregues i efiçencës së policisë kriminale. Me gjithë keqkuptimet që janë krijuar nga situata, duke menduar se gjithë ky angazhim i policisë në rrugë për t’u përballur me pandeminë, ndoshta linte shkak për të besuar se kishim një çalim nga pjesa e hetimit të krimit. Në fakt kjo nuk është fare e vërtetë”, u shpreh zv.ministri i Brendshëm.
g.kosovari