Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ka drejtuar një mesazh të qartë kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa thekson se opozita duhet të bëjë një organizim brenda vetes.
Duke kthyer kokën pas në figura historike që i kanë dhënë shumë “të djathtës politike”, por të prirur për të qenë më të hapur me figura të reja. Në një intervistë për Report Tv, Mediu shprehet se kur flet për organizim opozitar e ka fjalën për rikthimin e figurave të vjetra që kanë shkruar historinë, përfshirë këtu edhe ata që kanë pasur qëndrime ndryshe dhe si shembull suksesi u referohet viteve 2001-2005.
“Formimi i partive politike është një gjë normale, janë 150 do bëhen 151, ne kemi një vobektësi në ndarjen e qëllimeve politike, por kemi një shumicë të partie politike.
Dallimet mes partive janë shumë të vogla, por po të shikojmë numrin e partive të mesme janë shumë të mëdha. E rëndësishme që të vendosen rregulla të reja, por duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor që çdo parti të marrë ato vota të vërteta.
Më intereson më shumë, që opozita shqiptare ka detyrim për t’iu rikthyer të gjithë historikut politik që nga themelimi, ndoshta më shpesh, familjet e persekutuar, e njerëzve që kanë qeverisur këtë vend, historitë të suksesshme duhet vlerësuar, këshilltarë, kryetar komunash, këshilltarë, kandidatë për deputet, arsenal politik dhe njerëzor që duhet kapitalizuar nga të gjitha për të shkuar më tej më shumë se një bashkim partish.
E gjithë kjo pjesë intelektuale duhet ta ndjejë që lëvizjet e reja të politikës, përfshijnë edhe ata. Duhet një riorganizim opozitar dhe shoqëror.
Dhe njerëz që kanë pasur qëndrime ndryshe, është koha për t’i bashkuar dhe historia e politikës ka provuar 2001-2005 që opozita krijojnë marrëdhënie të drejta me njerëzit dhe vetëvetës kur i rikthehet historikut të saj dhe është i hapur me pjesën intelektuale”, tha Mediu.
/a.r