Po festonte mbylljen e izolimit prej koronavirusit në Turqi, dhe vendosi që të pozonte buzë shkëmbinjve në parkun e Duden të Antalya, aty ku priste prej shumë ditësh që të shkonte.
U pozicionua teksa një mikja e saj i bëri fotografinë, por papritur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.
Është kjo mënyra në të cilën gjeti vdekjen tragjikisht 31-vjeçarja Olesia Suspitsina, nga Kazakistani me banim në Turqi.
Rrëzimi nga 35 metra lartësi i shkaktoi vdekjen me menjëhershme. Trupi i saj i pajetë u gjet në ujë.
Olesia Suspitsina, e cila kishte punuar si guidë për turistët për pesë vjet në të njëjtin rajon, kishte shkruar pak ditë më parë në Instagram, “I adhuroj bukuritë e natyrës turke. Kjo është parajsa ime”.
/a.r