Ngjarje e dhimbshme me pasojë vdekjen e 3 personave brenda familjes nga koronavirusi na vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja ka ndodhur në Florida, ko Covid-19, “shuajti” 3 familjarë në një hark 2-javor.
Mario Mayorga Jr, 42 vjeç, punonte si sanitar në Mt. Sinai Medical Center në Miami.
Ai u diagnostifikua me koronavirus në mes të marsit dhe mjekët i thanë të qëndronte në shtëpi.
Mediat amerikane tregojnë se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua duke bërë që ai të shtrohej në spital dhe merrte frymë nëpërmjet ventilatorit.
Pas infektimit të tij, testit iu nënshtrua edhe familja e tij ku rezultuan pozitivë e ëma, 72 vjeçe, babai po ashtu 72 vjeç dhe motra e tij 45 vjeçe.
Prindërit e tij, u shtruan gjithashtu në spital për shkak të simptomave të tyre.
I ati Mario, vdiq fillimisht më 10 Prill, më pas gruaja e tij Esperanza vetëm nëntë ditë më vonë.
Djali i tyre Mario Jr. vdiq të dielën, dhe e vetmja që mbeti gjallë nga familja, ishte motra. Kjo e fundit ndodhet e izoluar në shtëpi.
g.kosovari