Të cilësuar si heronj jo vetëm për Shqipërinë, por dhe nga vetë Italia, 30 mjekët dhe infermierët kanë mbyllur me sukses misionin e tyre humanitar në luftën me COVID-19 krahë kolegëve italianë.
30 mjekët dhe infermierët ishin grupi i parë i mjekëve të dërguar në Itali dhe qëndruan atje për 1 muaj duke ndihmuar kolegët e tyre italianë në zonën e Lombardisë në Brescia, një nga zonat më të nxehta të prekur nga COVID-19 në shtetin fqinj.
Ashtu siç ikën me kokën lartë dhe të vlerësuar nga e gjithë bota për vendimin e tyre për t’u solidarizuar dhe ndihmuar Italinë, duke rrezikuar dhe jetën e tyre dhe disa dhe pa lajmëruar familjarët, erdhën po me kokë lartë duke marrë me vete të gjithë vlerësimet dhe mirënjohjen e një populli të tërë që u treguan ‘se shqiptarët janë gjithmonë pranë miqve në kohë të vështira’.
10 mjekët dhe 20 infermierët e dërguar në Itali më 28 mars kanë mbërritur mbrëmjen e sotme (30 prill) në Shqipëria. Sipas ligjeve dhe masave të vendosura ata do të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.
/a.r