Kryeministri i Holandës duket se nuk e ka ndërmend që të ndihmojë Italinë, një ndër shtetet më të goditura nga pandemia e koronavirusit.
Prej javësh flitet për një Europë të ndarë lidhur me instrumentet ekonomike për rimëkëmbjen nga koronavirusi, ku disa shtete, mes tyre Holanda dhe Gjermania, nuk janë shprehur bashkëpunuese me Italinë.
Kryeministri holandez Mark Rutte, gjatë një bisede me një shofer kamioni këtë të mërkurë, e tha hapur diçka të tillë.
Kamionisti i tha Kryeministrit, “Ju lutem, mos u jepni para italianëve dhe spanjollëve”.
Kryeministri, pa pasur dijeni se skena po filmohej i tha duke qeshur, “Jo, jo… do e kem parasysh”.
g.kosovari