Adnan Januzaj merr kritikën e radhës nga Belgjika. Talenti kosovar me pasaportë belge vazhdon të jetë i kritikuar nga trajneri i U21 të Belgjikës, Enzo Scifo.
“Januzaj pasqyron një lojtar me një gjendje aspak të mirë. Unë nuk kam parë një 20-vjeçar më të pakulturuar dhe të pamotivuar. Më duhet ta dënoj, sepse ai është i ri dhe duhet t’i kuptoj gjërat e këqija që tani”, tha Scifo, pasi lojtari refuzoi të luante me U21.
“Si trajner nuk i dua aspak lojtarët e pamotivuar dhe Januzaj është i tillë. Kur je futbollist 20 vjeç duhet të ulësh kokën dhe të përulesh. Nuk bën që një 20-vjeçar të drejtohet nga babai apo agjenti”.
Babai i Januzajt, Abedini, është njeriu që merr çdo vendim për jetën e lojtarit dhe u shndërrua pothuajse në armik publik në Shqipëri pasi nuk e lejoi të birin të zgjidhte kombëtaren kuqezi.