Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar në ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 përplasjen e tij me Edi Ramën duke saktësuar se në këtë qëndrim nuk kanë ndikuar fare miqësia me Berishën apo Metën.
Haradinaj thotë se askush nuk ia prish dot miqësinë e tij me shqiptarët e Shqipërisë por thotë që në rastin me Ramën ishte në rrezik ndarja e Kosovës.
“Kam një histori të gjatë të bashkëjetesës me shqiptarët nga vitet ’90 si dhe vëllain Luanin që është dëshmor ne kemi gjetur strehë për të pasur një marrëdhënie interesi brenda familjes. Na kanë mbështetur dhe ne ndjejmë shumë për gjithë vëllezërit dhe motrat me shqiptarët. Askush nuk i prish dot marrëdhëniet e mia.
Marrëdhëniet e krisura me Ramën nuk burojnë nga miqësia ime me Berishën dhe Metën. Vijnë nga plani për ndarjen e territoreve. Kur kam ardhur në Shqipëri ishtë kryeministër Berisha, gjithmonë më pas kam kërkuar takim me Fatos Nanon kur ishte opozitë. I vetmi dallim apo e vetmja situatë ndryshe ishte rreziku i ndarjes së Kosovës”, u shpreh Haradinaj. /e.s/