Prej kohësh është thënë tashmë nga ekspertët e shëndetit se koronavirusi prek më shumë meshkujt sesa femrat. Kjo është shpjeguar kryesisht me ndryshimin e sistmeve imunitare, mënyrën e jetesës si dhe konsumimin e alkoolit apo duhanit.
Gjithsesi, një profesor i endokrinologjisë në Universitetin e Padovas ka dhënë edhe një shpjegim tjetër. Sipas Carlo Foresta-s, një ndikim të madh në këtë rast kanë edhe kromozonet si dhe testosteroni.
Dallimi gjinor në mënyrën sesi koronavirusi prek dy gjinitë varet edhe nga karakteristikat gjenetike dhe hormonale të meshkujve dhe femrave.
Profesori Foresta shpjegon se ndërtimi i ndryshëm i kromozomeve të seksit, XX tek gratë dhe XY tek meshkujt, mund të vendosin predizpozitën që kanë meshkujt për të zhvilluar forma më të “egra” të infeksionit.
Veç kësaj, hormonet mashkullore siç është testosteroni, sipas Foresta-s, lehtësojnë shtrirjen e infeksionit dhe për këtë arsye zhvillimin e manifestimeve klinike më serioze.