Qarku i Vlorës konsiderohet si më problematiku për sa i përket numrit të veprave penale për banor përgjatë vitit 2019.
Gazetarja Konomi siguruar për abcnews.al raportin e Prokurorisë së Përgjithshme dërguar Kuvendit në lidhje me veprat penale për vitin e shkuar, në të cilin verëhet një ulje e lehtë nivelit të kriminalitetit përgjatë vitit të shkuar krahasuar me 2018.
Sipas këtij raporti, në vitin 2018 koeficienti i kriminalitetit për 100 000 banorë në të gjithë vendin ka qenë mesatarisht 1072 krahasuar me 1094 që ishte në vitin 2018.
Referuar këtij raporti, nëse qarku i Vlorës është më problematiku me një koeficient kriminaliteti 1 160 krime për 100 000 banorë, ai më i qeti duket të jetë Dibra me 577 krime për 100 000 banorë.
Ndërkohë, qarku i dytë më problematik duket të jetë Gjirokastra me 1 384 vepra penale për 100 000 banorë, kurse i treti është Durrësi me 1259 vepra penale për 100 000 banorë. /e.rr