Një aksident i rëndë ka ndodhur 1 km në dalje të autostradës Lushnje-Fier në drejtim të Divjakës.
Një automjet është përplasur me një motoçikletë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës. Viktima është identifikuar si Alban Petro, 29-vjeç, i cili ka qenë banues në Sopez.
Dyshohet se shkak për këtë aksident ka qenë errësira dhe shpejtësia e mjetit.
g.kosovari