Policia e Shtetit ka njotuar së fundit se është arrestuar 57-vjeçari Hekuran Met’hoxha, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri në ajër dhe në drejtim të Policisë.
Policia bën me dije se 57-vjeçarit i janë gjetur në banesë një armë zjarri tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.
Ndërkohë, Policia ka publikuar edhe pamjet e aksionit brneda banesës së 57-vjeçarit. Ky i fundit e kishte feshur kallashnikovin poshtë krevatit.
Njoftimi i Policisë:
Ndërhyrja e Reneas vë në pranga personin që qëlloi me armë në ajër dhe më pas Policinë. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak. Rreth orës 01:00 të datës 29.04.2020, forcat speciale “Renea” kanë vënë në pranga shtetasin H. H., 57 vjeç, banues në lagjen ”5 Shtatori”, Skrapar. Ky shtetas, në orët e mbrëmjes së djeshme, në katin e parë të një pallati, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas kur ka parë shërbimet e Policisë ka qëlluar edhe në drejtim të tyre. Më vonë, ky shtetas u fut në banesë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar.
Shërbimet e Policisë morën masa sigurie dhe rrethuan pallatin. Në ndihmë të Policisë vendore shkuan shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe më pas forcat speciale “Renea”. Pas ndërhyrjes së forcave speciale “Renea” u bë e mundur vënia në pranga e 57-vjeçarit dhe u sekuestrua edhe arma kallashnikov, bashkë me një sasi municioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari