Rowan Atkinson dhe bashkëshortja e tij i kanë dhënë fund martesës së tyre24-vjeçare, pasi aktori e braktisi atë për një komediane sa gjysma e moshës së tij.
Ylli i “Mr Bean” ka qenë i lidhur me Sunetra, 54-vjeç, ne 1990 derisa marrëdhënia e tyre mori fund në vitin 2014. Si arsye e këtij divorci rezulton të jetë “sjellja e paarsyeshme”.
Atkinson, 60-vjeç, është lidhur me 32-vjeçaren Louise Ford prej 18 muajsh. Sipas një burimi për gazetën “The Sun”, Sunetra është ndjerë shumë e dëshpëruar që është zëvendësuar nga një grua aq e re në moshë.
Si aktori ashtu edhe ish-bashkëshortja e tij nuk kanë qenë të pranishëm në gjykatë në momentin që është dhënë vendimi i divorcit të tyre.