Doktor Genc Sulçebe, mjek në fushën e imunologjisë e cilëson si të domosdoshme mbajtjen e maskës për tu mbrojtur nga virusi Covid-19. Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, doktor Sulçebe argumenton se përse është pro mbajtjes së maskave gjatë kësaj kohe.
“Ky virus del nga rrugët tona të frymëmarrjes dhe duke vënë mask. Mbajtja është e domosdoshme, maskat nuk kanë të domodsoshme vetëm për personelin mjekësor. Është një respekt për njeriun që ne takojmë, pengon që t’ia transmetojmë virusin dikujt tjetër.
Maskat duhen mbajtur, ndërkohë kur jemi jashtë dhe nuk ka njerëz apo kemi dy metra distancë nuk ka nevojë por në ambiente të mbyllura duhen patjetër. S’ka vend për dyshim” – thotë Sulçebe në Përballë.
Por sa ndikon ushqimi në forcimin e imunitetit? Doktor Genc Sulçebe rekomandon ushqim të shëndetshëm, më së shumti frutat dhe zarzavatet por nuk i përjashton edhe vitaminat gjatë kësaj periudhe.
“Ndikon, kequshqyerja ndikon patjetër. Duhet gjetur një ekuilibër mes komponentëve të ndryshëm të ushqimit,. Natyrisht duhet ushqim i pasur me proteina, nuk rekomandohen yndyrnat. Po ashtu duhet një përpjestim i mirë i zarzavteve dhe frutave, të kemi fruta dhe zarzavate më shumë se 50% të ushqimit tonë.
Dieta mesdhetare është optimalja. Në këtë periudhë kohore që po dalim nga dimri ne kemi mungesë vitaminash, veçanërisht vitaminën D ndaj marrja e tyre, e multivitaminave është e rekomandushme, nuk humbim gjë. Aq më tepër që kemi dhe virusin që qarkullon dhe na duhet sistemi i fortë imunitar. Do t’i rekomandoja” – thekson doktor Sulçebe.
Në intervistën për gazetarin Lutfi Dervishi Doktor Sulçebe thotë se nuk do ta rekmandonte vaksinën pa bërë më parë testin sierologjik (antitrupave).
“ Nëse ke antitrupa s’ka nevojë për vaksinë. Duhet bërë testi para se të bëhet vaksina. Pra nuk ka nevojë të bëjmë vaksinën nëse kemi prani antitrupash” – tha doktor Sulçebe. RTSH