Viti arsimor do të mbyllet më 29 maj për të gjithë, me përjashtim të maturantëve, të cilët do të rikthehen në shkollë për tre javë.
Ky fakt u bë me dije nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila njoftoi mbylljen dy javë më parë të mësimit për të gjitha klasat nga e para deri tek e 11-ta, për shkak të situatës prej koronavirusit.
Ministrja deklaroi se mësimi për këto klasa do të vijojë online deri në fund të majit.
“Kemi vendosur të hapim shkollat për maturantët nga data 18 maj deri 5 qershor për lëndët e maturës shtetërore, për tre javë. Hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social. Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi në shumë shkolla. Për shkak të tërmetit një pjesë janë dëmtuar dhe një pjesë kanë kaluar me dy turne. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët. Me distancë 1.5 metër mes tyre dhe që numri të mos jetë më shumë se 10-12 metër, maksimumi 15. Do të përdorim edhe disa shkolla 9-vjeçare afër të mesmeve”, tha Shahini.
Ndërsa lidhur me datat e provimeve të maturës tha se do të mbahen nga datat 8 deri në 18 qershor.
Këtë vendim ajo e argumentoi me faktin se do të kenë mjaftueshëm kohë për përgatiejen e diplomave për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit.
Sakaq njoftoi anulimin e provimeve për kasat e pesta dhe të nënta, duke mos i cilësuar të së njëjtës peshë me maturën.