Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me sherrin e ndodhur mesditën e së hënës, mes aktorëve të njohur Gent Hazizi dhe Ledio Lako, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u procedua penalisht, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehte me dashje’’, aktori Ledio Lako, 40 vjeç.
Ai akuzohet se në bulevardin “Gjegj Fishta”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me përforcues grushti metalik, aktorin Gent Hazizi dhe shtetasin Elton Myftiu.
Ndaj Lakos materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/a.r