Vaksina e koronavirusit do të jetë gati në shtator. Studiuesit e Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe janë një hap larg nga ajo çfarë bota po pret me padurim.
Një ekip shkëncëtarësh ndërkombëtar që po punojnë për vaksinën kundër COVID-19 në universitetin e Mbretërisë së Bashkuar kanë raportuar miliona doza të vaksinës do të jenë gati në fillim të vjeshtës nëse efektiviteti dhe siguria e gjetur gjatë testeve të kryera tek majmunët të lloji makaki konfirmohet brenda një muaji shkruan La Stampa.
Një nga ekspertët e grupit të shkencëtarëve tha për ‘Neë York Times’ që “Nëse imuniteti i konfirmuar te provat mbi majmunët konfirmohet edhe te njerëzit që tashmë po i nënshtrohen vaksinimit nga ana e Oksfordit, atherë mund të themi se kjo është pika e kthesës për njerëzimin.
“Makakit janë aq shumë të ngjashëm me njerëzit sa nuk mund ta imagjinoni“, shpjegon studiuesi Vincent Munster për ‘New York Times’.
Nëse imuniteti i konfirmuar te provat mbi majmunët konfirmohet edhe tek njerëzit që tashmë po i nënshtrohen vaksinimit nga ana e Oksfordit, atëherë mund të themi se kjo është pika e kthesës për njerëzimin”-vijoi ai më tej.
Për vaksinën, ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i Oksfordit kanë përdorur teknologji tashmë të testuar edhe më parë me sukses në koronaviruse të tjerë, duke synuar prodhimin e antitrupave dhe rritjen e imunitetit në të gjithë botën duke filluar nga muaji shtator. /e.s/