Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka mbajtur fjalimin e tij të parë publik nbas kthimit të tij në punë pasi u trajtua nga Covid-19.
Duke folur në Downing Street në Londër, Johnson tha se Britania po bënte përparim në trajtimin e shpërthimit, me uljen e numrit të pacientëve në spitale dhe se ka shenja të vërteta tani që tashmë po kalohet piku i pandemisë.
“Nëse ky virus do të ishte një sulmues fizik, një sulmues i papritur dhe i padukshëm, të cilin mund t’ju them nga përvoja personale që është, atëherë ky është momenti kur ne kemi filluar ta luftojmë atë”, tha Johnson.
Pas kthimit në detyrë dhe mposhtjes së koronavirusit, Johnson është shprehur se nuk mund të lejojë kurrsesi që të përsëritet një kulm i dytë i pandemisë.
“E di që është e vështirë. Unë dua ta bëj ekonominë të ecë sa më shpejt që të jetë e mundur. Por unë nuk pranoj të hedh sakrificën e popullit britanik … dhe rrezikoj një kulm të dytë të pandemisë. nuk do të rrezikoj më jetën e briknikëve dhe shumë shpejt do lehtësojmë masat,” tha ai.
Por ai paralajmëroi se Britania ishte në një moment të “rrezikut maksimal” pasi njerëzit mund të mos durojnë më masat kufizuese të vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit.
Johnson tha se ai kuptonte shqetësimet e sipërmarrësve dhe se pa një ekonomi funksionuese nuk kishte asnjë mënyrë për të financuar Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në vend.
Por ai tha se nuk do të flakë të gjitha përpjekjet dhe sakrificat e popullit britanik” dhe të rrezikojë një valë të dytë të sëmundjes duke i hequr kufizimet shumë shpejt.
Covid-19 ka shkaktuar më shumë se 20,000 viktima në vend.
g.kosovari