Të gjithë tenderat për rindërtimin e 10 shkollave në Tiranë, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, janë anuluar. Shkak për këtë mësohet është bëra mosplotësimi i kritereve dhe mungesës së dokumentacionit nga ana e kompanive ofertuese.
Në listën e shkollave që preken nga anulimi i tenderit të rindërtimit është edhe gjimnazi “Sami Frashëri”, i cili u shemb 3 ditë më parë.
Lista e shkollave që preken nga anulimi i tenderit:
Shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli”
Shkolla 9-vjecare “Mangull”
Shkolla 9-vjecare “Pezë e Vogël”
Ndërtim i shkollës cikli i ulët “Pajan”
Kopshti “Fikas”
Kopshti “Gurrë”
Shkolla e mesme “Sami Frashëri”
Shkolla 9-vjeçare “Qazim Turdiu”
Shkolla 9-vjeçare “Murat Toptani”
Shkolla 9-vjeçare “17-Shkurti” /shqiptarja.com/