Bizneset e vogla do të rikthehen sot në punë pas më shumë se një muaj karantinë. Dyqanet që do të ngrenë qepenët sot janë nga dyqanet e veshjeve, këpucëve, mobiljeve dhe luleve.
Ministrja e Shëndetësisë njoftoi dje se këto biznese do të lejohen të qëndrojnë hapur brenda fashës së caktuar orare dhe me kushtin e plotësimit të rregullave të miratuara dhe respektimin e distancimit fizik.
“Keto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotesuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve”, tha Manastirliu.
Lista e dyqaneve që hapen sot
– Dyqanet e veshjeve
– Dyqanet e tekstileve
– Dyqanet e këpucëve dhe artikujve prej lëkure
– Dyqanet që tregtojnë mobilie
– Dyqanet që tregtojnë pajisje të ndriçimit
– Dyqanet të artikujve shtëpiakë
– Dyqanet e luleve dhe bimëve
– Dyqanet e kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre
– Dyqanet e pajisjeve elektronike
– Dyqanet e lodrave për fëmijë
– Dyqanet e pajisjeve sportive
– Dyqanet e pajisjeve te tekomunikacionit /e.s/