Këngët popullore qytetare janë mjaft të dëgjuara nga qytetarët, të cilët mblidheshin në sheshe dhe i shijonin.
Këtë herë, meqënëse grumbulimi nuk është i lejuar, kënga popullore qytetare vjen online, për t’u shijuar në këto ditë karantine.
Videon e ka shpërndarë Kryeministri Rama, ku “bilbilat” e këngës qytetare këndojnë për të na i bërë më të lehta këto ditë karantine.
“Kur vjen puna tek këta, nuk ka shqiptar që nuk i do. Si anjëherë muzika jonë popullore qytetare online”, shkruan Rama krahas videos që ka publikuar. /e.s/