Ultësira perëndimore mbetet në ndikimin e kthjellimeve, por vranësira të lehta do ketë në zonat përgjatë kufirit lindor. Mesdita dhe pasditja zhvillojnë vranësirat në zonat malore duke sjellë shira lokal.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C verilindja deri në 25-26°C perëndimi.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Perëndimore-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim të ulët.
Rajoni i Ballkanit dhe Europa Perëndimore do të paraqiten me vranësira të dendura, reshje shiu dhe stuhi ere. Edhe Europa Veriore vijon në kushte të paqëndrueshme atmosferike me reshje. Ndërsa Lindja e Europës dhe Qendra do të mbeten me kthjellime. /e.s/