Spanja ka regjistruar 288 jetë të humbura në 24 orët e fundit, duke e çuar në 23 190, numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi.
Këto shifra i japin shpresë Spanjës se mund të shërohet nga pandemia pasi është numri më i ulët i vdekjeve i regjistruar pas një muaji.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan edhe 1.729 njerëz të infektuar me koronavirus. Me ta, ka shkuar 207.634 numri total i të prekurve.
Ndërkohë, vihet re një dyfishim i numrit të pacientëve të shëruar. Gjatë orëve të fundit, janë konfirmuar 3.024 të shëruar duke e çuar në 98.732 totalin e pacientëve që kanë fituar betejën me koronavirusin.
/a.r