Një tjetër aksion anti-trafik është zhvilluar në brigjet shqiptare, këtë herë në grykëderdhjen e Semanit ku u bllokua një skaf i markës Korbeli.
Mjeti i një shpejtësie të lartë u bllokua mbrëmjen e djeshme gjatë një operacioni të Policisë Kufitare të Vlorës, pas sigurimit të disa informacioneve në rrugë operative. Gjatë aksionit uniformat blu prangosën shtetasin me inicialet V.L., 46 vjeç dhe shtetasin italian Giuseppe Lonoce, të cilët udhëtonin me mjetin lundrues.
“Dyshohet se do te trafikonin lende narkotike ne drejtim te Italise. Superskafi u sekuestrua ne cilesine e proves materiale”, -thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.