Një shqiptar me banim në Pequannock të New York-ut është ekzekutuar sëfundmi në rrugë nga policia pasi i drejtoi armën efektivëve që i kërkonin të dorëzohej.
Siç raportojnë mediat amerikane, 42 vjeçari Luan Agolli u qëllua disa herë nga policia në kryqëzimin e rrugëve Carroll dhe Harrison pasi i kërkuan në mënyrë të përsëritur që të ulte armën dhe të dorëzohej.
Ngjarja ka patur mjaft dëshmitarë, të cilët kanë komentuar se atij iu dhanë shumë mundësi për t’u dorëzuar, por që i refuzoi.
Një tjetër u shpreh se e donte aq shumë vdekjen duke kundërshtuar me armën policinë.
Prokurori i Përgjithshëm i New Jersey Gurbir S. Greëal deklaroi se janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me ngjarjen.
Ai deklaroi se pas hetimeve të para rezultoi se policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes pasi morën një telefonatë në 911 ku u lajmëruan për një person të armatosur që lëvizte në kryqëzim. Në momentin që ai ka refuzuar të dorëzohet për të disatën herë, është qëlluar nga oficerët ndërsa plagët kanë rezultuar fatale për të. /e.s/