Lulzim Basha i është përgjigjur kritikëve të Partisë Demokratike të cilët ditët e fundit kanë parë një ftohje mes kryetarit të opozitës dhe çiftit Meta-Kryemadhi.
Kjo lidhej edhe me vendimin e presidentit për Kodin Penal ku nuk mori parasysh vërejtjet e opozitës por edhe mungesën e lideres së LSI-së në takimin e thirrur me aleatët e opozitës.
I pyetur në emisionin “Java” në TVSH, Basha mohoi të ketë përçarje.
Madje, ai tha se gjithçka bëhet fjalë për spekulime.
“Ne kemi marrëdhënie solide. Ne jemi një opozitë e fokusuar te kriza dhe jo te opozita. Ne kemi folur si qeveri, kurse Rama si opozitë. Këtë tani të gjithë e dinë”, tha Basha ndër të tjera.
Ndërkohë, më herët Kryemadhi u shpreh se mungesa e saj te takimi i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha, lidhej me faktin se i ishte dashur të pastronte shtëpinë.
/a.r