Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor nga e diela mund të marrë pajisje mjekësore nga BE për të luftuar COVID-19 duke bërë përjashtim nga vendimi për ndalimin e eksporteve nga Unioni.
Këtë e ka bërë me dije Soreca dhe vetë Bsha, kreu i PD ka falenderuar BE për këtë veprim duke theksuar se Shqipëria ka më shumë nevojë për ndihmë për të mbrojtur ekipet shëndetësore dhe njerëzit.
Vendimi është marrë pas letrës së krerëve të parlamenteve në Ballkanin Perëndimor drejtuar KE dhe PE për të lejuar këtë rajon të importojë pajisje shëndetësore nga BE pasi kjo e fundit pas shpërthimit të pandemisë bllokoi eksportet për këto pajisje.
Tashmë gjithë Ballkani Perëndimor përfshi Shqipërinë bën përjashtim nga vendimi i BE për të ndaluar eksportet e pajisjeve shëndetësore jashtë territorit të saj.
”Mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që vjen nga #EU dhe solidaritetin në përballjen me #COVID19. Shqipëria ka shumë nevojë për ndihmë për të mbrojtjur ekipet shëndetësore dhe për sigurinë e njerëzve”, shkruan Basha. /e.s/