Gazetarja Rudina Xhunga kësaj radhe është shfaqur ndryshe në ”News24” ku ka folur nga qyteti bregdetar i Vlorës, i cili po përgatitet për sezonin turistik.
Xhunga thotë se vlonjatët po e respektojnë maksimalisht karantinën dhe kjo është një nga arsyet pse ky qytet ka pak raste me COVID-19.
Po ashtu ajo bëri me dije se hotelet, lokalet dhe restorantet po shfrytëzojnë këtë situatë për t’u përgatitur për sezonin veror duke sjellë dhe një turizëm ndryshe. Xhunga bën thirrje për të gjithë operatorët turistikë, pronarët e hoteleve dhe turistëve të bashkëpunojnë që mos e lejojnë këtë vit turizmin të falimentojë pasi është mënyra më e mirë për të dalë nga kjo situatë.
”Hera e dytë që jam në Vlorë. E para ishte javën e kaluar. Më bëri përshtypje se njerëzit kaq shumë rinë brenda? Por tani them që tani rinë veetëm brenda.
Vlora e gjitha brenda. Pak njerëz buzë detit. Më bëri të ndryshoj i njoh apo jo mirë vlonjatët. Prandaj ka Vlora pak raste.
Të mbrohesh është mënyra më e mirë për të shpëtuar dhe ky është heroizimi. Himara pashë që përmendi, Pogradeci jo Vlora. Vlora ka port, ka hyrje nga Italia. Nuk mund të lejohet hapja. Himara ka qenë më e mbrojtur.
Prandaj janë të gjitha bashkë dhe është e vështirë të hapesh. Këtë vit e bëj me dyfish dëshirë, pasion dhe bindje dhe që shqiptarët do e gjëjnë shtytjen të bëjnë turizëm.
Ajo që do uroja shqiptarët që kanë hotele, shkojnë në hotele. Nëse bashkëpunojmë do kemi turizëm, mos mundohemi t’ja fusim njëri- tjetrin. Turizmi është më e mira për t’ja dalë nga kjo situatë. Tek hapja e kujdesshme, jo e menjëhershme. Nëse hapemi përmbytim spitalet dhe faza e dytë do jetë në morën më sysh në fazën e parë.
Në Vlorë ka restorante, bare dhe hotele ku punohet. Pra ka përgatitje. Këtë kohë po e shfrytëzojnë për të përgatitur. Turizëm ndryshe. Ata që shkojnë në Turqi nuk do ikin. A do ketë këtu turizëm all inclusive, mënyra të reja. Kjo kohë i përket përgatitjes. Po nuk bashkëpunuam hotelet, operatorët dhe turistët vështirë t’ja dalim. Nuk mund të mendojmë që është vështirë, por jo kur të jemi në korrik t’ja dalim bashkë nga kjo karantina dhe të qetësojmë dhe mos lejojmë turizmin të falimentojmë pasi verën tjetër do jetë shumë vështirë.
Ushqimet bio në ferma, gjithçka që ne konsumojmë. Të konsumojmë shqip, të pimë birrën shqiptare, verën shqiptare, djathin shqiptar.
Bloggerë, gazetarët, njerëz që merren me turizëm të mundohen që të prodhojmë shqip dhe të përballojmë koronavirusin”, tha Xhunga. /e.s/