Një burrë që luftoi dhe doli fitimtar në betejën me koronavirusin në kujdesin intensiv ka zbuluar se si disa ushtrime të frymëmarrjes ndihmuan që ai të mos kishte kishte nevojë për një respirator.
Rob Thomas, 59 vjeç, tani njihet me pseudonimin ‘mbreti i frymëmarrjes’ pas daljes nga spitali Royal Gloucestershire.
Ai doli të dielën, dhe një video e tij që përqafonte gruan e tij të përlotur është bërë virale në internet.
Duke folur sot në mediat britanike, ai shpjegoi se motra e tij, një infermiere, i kishte thënë që “të vazhdonte të merrte frymë thellë”.
Kjo ishte këshilla e parë që i dha pasi u shtrua për herë të parë në spital.
‘Unë i dëgjova këto fjalë dhe i vura në praktikë. Në ICU, kjo është gjithçka që bëra. Nuk u ndala asnjëherë së ushtruari për frymëmarrjen. Ulesha dhe për minuta të tëra merrja frymë shumë thellë. Mjekët mendojnë se modeli i frymëmarrjes më shpëtoi nga respiratori dhe sëmundja”, tha ai. /e.s/