Një nismë e veçantë për të sjellë sadopak një atmosferë ndryshe për bluzat e bardha që janë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 dhe për ata që po kalojnë ditët më të vështira të tyre, të shtruar në spital të prekur nga koronavirusi.
Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj dhe partneri i saj në art dhe jetë, Vitmar Basha iu përgjigjën menjëherë ftesës së autoriteteve shëndetësore për të dhuruar muzikë për bluzat e bardha dhe pacientët.
Në dritaret e spitalit Infektiv sheh bluzat e bardha, mjekë e infermierë me veshjet mbrojtëse, teksa duartokasin dhe shijojnë melodinë e zërit të veçantë të Çibukajt. /e.s/