Aktori i njohur, Sejfulla Myftari, ishte diten e sotme në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, për të folur se si po i kalon ditët në izolim.
Me humorin që e karakterizon, Cekja e Beratit tha se “ka ngelë duke u grindur me bashkëshorten e tij.
“Nuk po shtyhet më kjo karantina. Mbeta duke debatuar me gruan”, tha ai.
Ndërsa kur e pyetën nëse e ndihmon gruan në punët e shtëpisë, aktori tha: “Jo, nuk merrem fare. Vetëm gruaja”.
Madje Cekja e Beratit shtoi se “teksa qëndron në shtëpi, mendja është vetëm për të ngrënë”.
Ndërkohë duke folur për punën, Sejfulla tha se Covid-19 e ka lënë pa punë, pasi janë anuluar koncertet dhe dasmat.
g.kosovari