Një mjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit.
Mjeti ishte në pronësinë e Marius Mema, i cili është efektiv i Policisë Kriminale në Elbasan, ndërsa makina ka marrë flakë kur ishte i parkuar para banesës së pronarit, në lagjen “5 Maji”.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia po heton për të zbardhur ngjarjen.
/a.r