Presidenti Ilir Meta teksa u pyet nëse shqetësohej për praninë e tankeve në rrugë, theksoi edhe një herë se është njeri i racës së Vojo Kushit.
Presidenti nënvizon se shqetësimi i tij i vërtetë është që situata mund të dalë jashtë kontrollit.
“Situata në të cilën ndodhemi nuk më lë rastin të bëj shumë politikë. Tankun nuk e shoh problem, sepse të kam thënë që jam i racës së Vojo Kushit. Problemi është ça t’i bëj virusit që nuk e shoh. Unë nuk justifikohem. Unë kam një shqetësim se situata mund të dalë jashtë kontrollit. Kaloi 1 muaj e gjysmë dhe njerëzit janë të stresuar por mos të harrojmë që në javët e para ishte një shqetësim shumë i madh edhe për shkak të situatës dramatike në Itali”, theksoi ai.
g.kosovari