Janë konfirmuar 39 raste të reja me koronavirus në Kosovë, në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të prekurve në 669 persona.
Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë raste nga komuna e Pejës, nëntë raste me vendbanim në Prizren, dy raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan.
Rastet në Pejë, sipas “Expres”, bëhet e ditur se vijnë pasi një numër i madh morrën pjesë në një ceremoni mortore me datën 6 prill.
Deri më tani 21 persona janë shëruar në Kosovë dhe numri total i të shëruarve tani është 159.
g.kosovari