Do të jetë detyrë e Federatave që të vendosin, në bazë të meritës sportive që ka dalë nga sezoni i ndërpreë, se cilat skuadra do të marrin pjesë sezonin e ardhshëm në Kupat e Europës, në rast se kampionatet nuk do të mbylleshin.
UEFA, në fund të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, i ka kërkuar Federatave që të ndjekin të gjitha rrugët për të mbyllur këtë sezon dhe për të mos e lënë pezull apo të parfunduar.
Megjithatë, edhe pse dëshira është që të mbyllen, Federatat do të ndjekin edhe linja udhëzuse qoftë edhe nga shteti ose skenarë të tillë.
1- Ekzistenca e një dekreti që ndalon eventet sportive deri në datat që janë paracaktuar si afat në vendimin e UEFA-s
2- Probleme ekonomike që e bëjnë të pamundur vazhdimin dhe rrezikojnë krizën financiare të një klubi apo kampionatit
Më pas, Federatat vendosin ekipet pjesëmarrëse në Kupat e Europës, por UEFA ka të drejtë edhe të rivlerësojë ose refuzojë pranimin e tyre në tre raste:
– propozohet nga një federatë kampionati i të cilës është mbyllur për motive ndryshe nga ato të sipërpërmendur
– propozohet nga një federatë që nuk ka ndjekur kriteret e objektivitetit dhe transparencës në zgjedhje
– perceptohet publikisht padrejtësia në zgjedhjen e atij klubi