Një grua britanike ka marrë një lajm të mrekullueshëm pasi u zgjua nga koma teksa po luftonte me koronavirusin.
Danielle Martin, 32 vjeçe pati kollë të thatë, simptomë që u përkeqësua me kalimin e ditëve por nuk e mendonte se ishte infektuar me koronavirus.
Më 30 mars shkoi me urgjencë në spital ku u diagnostikua me pneumoni, por rezultati pozitiv i koronavirusit doli më 1 prill.
Pas 10 ditësh në koma, trishtimi i saj u kthye në lumturi pasi mjekët i thanë se ishte shtatzënë me binjakë.
Duke folur për këtë lajm të mrekullueshëm, Danielle thotë: “Në fillim kishte kollë të thatë që u shoqërua me dhimbje gjoksi dhe mendova se ishte infeksion në gjoks por pas gjashtë ditësh, mezi merrja frymë. Ndihesha sikur po mbytesha dhe Brian telefonoi ambulancën që erdhi pas 5 minutash dhe më mori. U ndjeva keq se lashë djemtë e mi por e dija se ishte për të mirën e tyre. Më bënë skaner dhe u diagnostikova me pneumoni.”
Mjekët e vendosën në ventilator pasi kishte vështirësi në frymëmarrje dhe mezi fliste.
Gjatë natës, gjendja e saj u përkeqësua dhe mjekët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse ta vendosnin në komë të induktuar. Kur u zgjua, kuptoi se jeta i ishte zbukuruar dhe luftoi fort derisa mundi sëmundjen për tu kthyer në shtëpi pranë bashkëshortit dhe 3 fëmijëve.
Siç raporton noa.al duke cituar të përditshmen britanike Mail Online, Danielle shpjegon momentin e bukur kur mësoi se ishte shtatzënë duke thënë:
“Mezi e besova kur ata më thanë për binjakët – ishte qershia në majë të tortës duke ditur se kisha mundur koronavirusin dhe kam binjakë! Është një mënyrë e rastësishme për të zbuluar se po prisja dy bebe por të paktën do të jemi në gjendje të kujtojmë diçka të mirë për këtë kohë të tmerrshme.”
/a.r