Ministria e Shëndetësisë konfirmoi ditën e sotme se nga 29 raste të reja të rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit, 13 prej tyre janë të burgosur në burgun “313”.
Menjëherë pas konfirmimit të tyre si të infektuar, është njoftuar spitali i burgut, por për shkak se gjendja e tyre nuk ka shfaqur komplikime, për ta është vendosur izolimi.
Kështu, të burgosurit e infektuar janë izoluar në qelitë e sigurisë së lartë.
Bëhet fjalë për sektorin “Bis 41”, ku mbahen të dënuarit për vepra të rënda penale, të cilët cilësohen si me rrezikshmëri të lartë.
Ndërkohë në spitalin e burgut po përshtaten kushtet për trajtim, në rast se ndonjëri nga të infektuarit shfaq komplikime. /e.s/