IKMT kanë nisur aksion në disa bashki të vendit, për të vijuar punën në terren në të gjitha ato godina që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Mësohet se aksioni në fjalë është shtrirë në Vorë, Kamëz, Shijak, Kavajë, Krujë, Kurbin dhe Durrës.
Sipas IKMT-së, pas ekspertizave u vendos që të prishen 23 shkolla, 49 pallate dhe objekte të tjera me të vogla.
Sipas planit të detajuar, IKMT do të prishë:
Kavajë: 5 pallate dhe një shkollë
Vorë: 19 pallate dhe 4 shkolla. Shkolla 9-vjeçare e Marikajt, trekateshe, planifikohet të prishet me shpërthim të kontrolluar.
Kamëz: Një shkollë e mesme
Shijak: Tre shkolla
Krujë: Pesë shkolla, një kopsht, një qendër shëndetësore
Kurbin: 8 shkolla, 25 pallate
Durrës: 1 shkollë dhe 2 qendra shëndetësore. /e.s/