Sipas vlerësimeve të OBSH në Europë gati gjysma e numrit të viktimave është regjistruar në shtëpitë e të moshuarve.
Sipas Drejtorit rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) për Europën, Hans Kluge “Mosha e përparuar e pacientëve, gjendja e tyre e shëndetit, problemet konjitive në të kuptuarit dhe ndjekja e këshillave për shëndetin dhe higjienën për shkak të aftësisë së kufizuar intelektuale ose demencës, janë faktorët që i vënë këta njerëz në rrezik më të madh krahasuar me të tjerët. Ai tha gjithashtu se shpesh ata janë ndaluar të kenë vizita nga familja dhe miqtë dhe ndonjëherë janë subjekt i kërcënimeve, abuzimeve dhe neglizhencave.
Sipas OBSH, shqetësuese është mënyra sesi funksionojnë këto institucione të kujdesit, mënyra se si pacientët marrin kujdes aty dhe që ndikojnë në përhapjen e epidemisë.
Bilanci i pandemisë në Spanjë dhe Britaninë e Madhe
Në Spanjë në 24 orët e fundit u regjistruan 440 viktima nga koronavirusi për një total vdekjesh prej më shumë se 22 mijë kurse të identifikuarit pozitiv nga Covid janë 213 000 teksa numri i të shëruarve është rritur në rreth 90 mijë.
Në Mbretërinë e Bashkuar e cila ‘endet’ në pllajën e kurbës së pandemisë numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën është 18 150 për një total të prekurish nga infeksioni prej rreth 135 mijë. /e.s/