“Boris Johnson ishte thjesht ‘një pacient tjetër për të cilin ne po përpiqeshim të bënim më të mirën”.
Keshtu ka deklaruar nje nga infermieret, pjese e eikipit qe u mor me trajtimin e kryeministrit britanik, nderkohe qe ai ishte i shtruar ne spital i prekur nga koronavirusi.
Jenny McGee u vlerësua nga kryeministri qe i qendroi mbi koke, te shtrati, ne kohen e tij kritike ne trajtim intensiv, ku u trajtua edhe me oksigjen.
Infermierja nga Zelanda e Re tregon per BBC se ajo nuk e kishte mnduar kurre qe kryeministri do ta permendtte ate, dhe tha se kur e degjoi u “shokua”.
Ajo këmbënguli se Johnson nuk mori asnjë trajtim të veçantë dhe mori gjithcka qe marrin te gjithe pacientet te jane ne kujdes intensiv.
Duke folur për Televizionin e Zelandës së Re (TVNZ), McGee tha: “Ne e konsiderojmë shumë seriozisht cilindo qe vjen në kujdesin intensiv, gjithe pacientët që vijnë tek ne, është një gjë shumë e frikshme për ta, kështu që ne nuk e marrim lehtë”, ajo tha.
Infermierja ka thënë për mediat e huaja se ajo nuk e kishte menduar kurrë që Kryeministri do ta përmendte atë, duke thënë se u ‘shokua’ kur e dëgjoi.
Ajo nuk u impresionua se ishte duke trajtuar kryeministrin, duke thene se ai ishte vetem pacienti i radhes ne diten qe ajo ishte ne sherbim ne krye te detyres.
“Ai ishte thjesht një pacient tjetër për të cilin ne po punonin dhe po benim te pamunduren per trajtimin”, tha ajo.
McGee, e cila ka punuar në kujdesin intensiv për 10 vjet, tha se është e paimegjinueshme te shohesh pacientet qe jane te ndare nga familjet e tyre, apo per ata qe kane fund tragjik, duke e pershkruar ate si pjesen me te veshtire dhe te trishtuar te punes.
Ajo tha se infermierët janë të lumtur që u ofrojnë disa rehati këtyre pacientëve duke u “mbajtur dorën” ne momentet me te veshtira.
g.kosovari