Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mesditën e sotme ka mbledhur në selinë blu aleatët për të diskutuar mbi qëndrimin e unifikuar të opozitës për mënyrën e përballimit nga qeveria të situatës së krijuar nga COVID-i dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor, pra edhe me dy muaj.
Sipas mediave informative, Basha ka mbledhur në një takim Fatmir Mediun, Dashamir Shehin, Shpëtim Idrizin. Mësohet se në takim do të shkojë edhe një përfaqësues nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në përfundim të takimit, pritet të ketë edhe një qëndrim zyrtar. /e.s/